Politika 2 June 2026, 11:36 Nga VNA

Transparenca nuk është armike e hetimit, por armike e konspiracioneve

Ndaje në Whatsapp
Transparenca nuk është armike e hetimit, por armike e konspiracioneve

Ndërkohë që qeveria vazhdon të servisë variantin e saj për investimin, për zhvillimin dhe për modelin e Costa Navarinos, herë pas here në media shfaqen lajme për sekuestrime dokumentash, prona apo verifikime të personave që pretendojnë pronësinë në zonë. Dy narrativa paralele që ecin krah njëra-tjetrës, pa u takuar askund.

Por deri më sot, Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë reagim zyrtar.

A mundet që për një çështje kaq të rëndësishme të mungojë çdo lloj transparence?

Jo vetëm për ata që janë kundër projektit, por edhe për ata që mendojnë ndryshe.

Çfarë po heton Prokuroria?

Kush janë pronat, tokat apo biznesmenët që janë nën hetim ose në verifikim paraprak?

A ka një procedim? Në çfarë faze ndodhet ai?

Natyrisht, askush nuk kërkon që të hapen dosjet dhe të publikohen detaje që mund të dëmtojnë hetimin. Askush nuk pret që SPAK të kthehet në zyrë shtypi.

Por bëhet fjalë për një nga debatet më të mëdha publike të momentit. Për një projekt që ka nxjerrë mijëra qytetarë në protestë. Për një zonë ku përzihen interesat ekonomike, mjedisore dhe ato të pronësisë.

I njëjti publik që mbështet dhe respekton punën e prokurorëve ka nevojë për një minimum informacioni. Jo për të ditur sekretet e hetimit, por për të kuptuar nëse ka apo jo një çështje që po hetohet dhe për çfarë bëhet fjalë.

Po, duhet thënë qartë se SPAK duhet të jetë transparent. Jo duke treguar sekretet e hetimit dhe jo duke dëmtuar procedurat, por duke informuar publikun për atë që mund të informohet. Në fund të fundit, prokurorët nuk hetojnë për veten e tyre. Ata janë aty për t’i shërbyer publikut, ligjit dhe interesit kombëtar. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një çështje që prek pronën, mjedisin dhe një investim që po ndan opinionin publik.

Sepse kur qeveria mban të mbyllur informacionin për projektin dhe institucionet heshtin për hetimet, boshllëkun nuk e mbush e vërteta. E mbushin teoritë. Dhe në një klimë të tillë, konspiracionet fillojnë të qarkullojnë më shpejt se faktet, ndërsa perceptimet bëhen më të forta se informacioni real. Transparenca nuk është armike e hetimit. Përkundrazi, në raste të tilla ajo është aleate e besimit publik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme