Politika 28 June 2026, 09:34 Nga VNA

Protestat ndikojnë edhe në PD? Alimehmeti: Kërkesat e qytetarëve duhet të reflektohen në zgjedhjen e Kryesisë së re

Ndaje në Whatsapp
Protestat ndikojnë edhe në PD? Alimehmeti: Kërkesat e

Protesta qytetare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 28-të, pritet të ndikojë jo vetëm në klimën politike në vend, por edhe në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Këtë e ka pranuar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, i cili tha se mesazhet e protestuesve duhet të reflektohen në procesin e zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të partisë.

I ftuar në A2 CNN, Alimehmeti u shpreh se protesta ka dy dimensione kryesore: pakënaqësinë e qytetarëve ndaj mënyrës së qeverisjes dhe kërkesën për rinovim të klasës politike.

“Së pari, kemi një pakënaqësi shumë të madhe ndaj formës së qeverisjes. Të fitosh mandatet nuk do të thotë të kesh mandat për të abuzuar. Së dyti, shohim një dëshirë për ndryshim brezash ose elitash politike. Kjo kërkon reflektim nga secila parti,” u shpreh ai.

Sipas Alimehmetit, fakti që Partia Demokratike ndodhet pikërisht në procesin e zgjedhjes së Kryesisë dhe organeve të tjera drejtuese e bën edhe më të rëndësishëm këtë reflektim.

“Është një koinçidencë që ne në PD jemi në ditët kur do të zgjedhim Kryesinë dhe të gjitha organet tona drejtuese. Të mërkurën e kemi dhe besoj që do të reflektohet,” tha ai.

Alimehmeti lidhi edhe vonesën në konstituimin e Këshillit Kombëtar me nevojën për të lexuar mesazhin që po vjen nga protesta.

“Protesta u rrit në fillim të qershorit, ndërkohë që Kuvendin Kombëtar ne e patëm më 30 maj. Këshilli Kombëtar nuk është konstituuar akoma dhe mendoj që kjo vonesë erdhi edhe për nevojën e reflektimit se çfarë po kërkohet nga njerëzit. Besoj dhe shpresoj që ky reflektim do të vijë. Nëse nuk reflektohet, pastaj është një gabim tejet i madh,” deklaroi ai.

Deklaratat e Alimehmetit vijnë në një moment kur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka shpjeguar më herët shtyrjen e zgjedhjes së Kryesisë me ekzistencën e një problemi teknik brenda partisë. Kjo krijon një kontrast të dukshëm mes dy qëndrimeve: ndërsa Berisha e ka lidhur vonesën me një çështje organizative, Alimehmeti e interpreton atë si kohë të nevojshme për reflektim ndaj mesazhit që po japin protestuesit.

Nëse kjo është një analizë personale e Alimehmetit apo një reflektim që nuk është artikuluar publikisht nga drejtuesit e PD-së, mbetet për t’u parë. Megjithatë, deklarata e tij është ndër të parat që pranon se protesta qytetare mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si do të ndërtohet drejtimi i ri i Partisë Demokratike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme