Politika 27 June 2026, 15:02 Nga VNA

Rama “mburret” me statistikat e turistëve nga Facebook-u i Pjerin Ndreut, pasi në Lezhë humbën jetën 3 persona për mungesë vrojtuesish

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-27 at 3.02.35 PM.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër arsye për t'u mburrur me shifrat e turizmit, këtë herë duke u mbështetur te profili në Facebook i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Në një postim të fundit, Ndreu ndau disa përqindje të turistëve të huaj që kanë vizituar Lezhën, duke cituar si burim "bizneset turistike". Pasi rreshtoi vizitorët nga Gjermania, Polonia, Italia dhe Çekia, kryebashkiaku arriti në përfundimin se këto shifra dëshmojnë që Lezha është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara.

Kaq ka mjaftuar që kryeministri Rama ta shpërndajë menjëherë postimin, duke e ngritur dozën e entuziazmit në një tjetër nivel. Sipas tij, këto statistika tregojnë se Lezha dhe Shqipëria "nuk ndalen", ndërsa turizmin e resorteve e cilësoi si një "domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike".

Megjithatë, përpara se të mburret me përqindje dhe statistika të marra nga rrjetet sociale, kryebashkiaku i Lezhës do të duhej të fokusohej te siguria e këtyre turistëve që fton çdo ditë. Ndërkohë vetëm gjatë dy javëve të fundit në bregdetin e Lezhës kanë humbur jetën 3 persona, pikërisht për shkak të mungesës së vrojtuesve detarë nëpër plazhe. Prandaj, kjo situatë tregon se përtej statistikave virtuale, mirë do ishte që Ndreu të fokusohej tek e turistëve.

Përveç kësaj, entuziazmi i përbashkët kryebashkiako-kryeministror do të duhej të shoqërohej me dokumente konkrete për të kuptuar ku bazohen këto dhëna, dhe mbi të gjitha, me masa reale në terren. Është joserioze që përqindjet e hedhura në facebook të merren si të mirëqena dhe të amplifikohen nga kreu i qeverisë si sukses mbarëkombëtar, kur standardet minimale të sigurisë në plazhe çalojnë hapur.

Me këtë metodologji të matjes së suksesit përmes dritareve të Facebook-ut, çdo zyrtar mund të nxjerrë shifra të përafërta nga zyra për të pritur duartokitjet virtuale, ndërsa problemet reale që kushtojnë jetë njerëzish anashkalohen.

Ndoshta statistikat edhe mund të jenë të vërteta, por përpara se të kalohet te fotot piktoreske, do të ishte më dinjitoze që Rama dhe Ndreu të publikonin dokumente zyrtare që vërtetojnë numrin e turistëve dhe, krahas tyre, edhe planet konkrete për sigurinë e tyre në bregdet. Në fund të fundit, turizmi i qëndrueshëm kërkon siguri dhe të dhëna të certifikuara, jo thjesht statuse të suksesshme në rrjetet sociale.

222.PNG

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme