Politika 20 January 2025, 19:22 Nga VNA

Protesta para Ministrisë së Brendshme/ Qori dhe Lapaj përplasen për protagonizëm

Ndaje në Whatsapp
Protesta para Ministrisë së Brendshme/ Qori dhe Lapaj përplasen

Partitë e vogla që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë shuar çdo mundësi bashkëpunimi mes tyre. Në protestën e sotme të organizuar para Ministrisë së Brendshme për ngjarjen ku u përfshi një polic i rrugores dhe djali i biznesmenit Samir Mane, Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj janë përplasur me njëri-tjetrin për faktin se Lapaj ka kërkuar të flasë në protestë.

Ky incident, pa lidhje me qëllimin e protestës, një shenjë e qartë për protagonizëm nga Lapaj dhe përjashtues nga Qori, dëmtoi imazhin e protestës, por jo qëllimin e saj.

Në fund të saj, drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, paralajmëroi se protesta e nisur prej tij do të vijojë çdo ditë, në orën 17:00, përpara Ministrisë së Brendshme deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme