Politika 5 December 2024, 22:38 Nga VNA

Propaganda e Veliajt: Aparati fotografik që retushon fotot u ble për 13 milionë lekë të vjetra

Ndaje në Whatsapp

Në Tiranë, kryeqyteti i premtimeve të mëdha dhe shpenzimeve të vogla për qytetarët, propaganda e Kryebashkiakut Erion Veliaj ka arritur një tjetër majë të lartë ironie. Bashkia Tiranë sapo ka shpenzuar 13 milionë lekë të vjetra për një aparat fotografik – një shifër që duket më shumë si çmimi i një vepre arti modern sesa i një mjeti për fotografi.

Mbase ky aparat do të jetë aq “magjik” sa të retushojë problemet e qytetit me të njëjtën lehtësi siç retushohen imazhet e aktiviteteve të Veliajt në rrjetet sociale. Megjithatë, çudia nuk mbaron këtu: në tender ka marrë pjesë vetëm subjekti “QuantX IT Solutions” Shpk, e cila duke mos pasur asnjë konkurrent tjetër është shpallur fituese me ofertën sa 99% të vlerës së tenderit.

Në fund të fundit, në një qytet ku ndërhyrjet në infrastrukturë janë shpesh të vonuara dhe shpenzimet e luksit duket se zënë vend të parë, ky aparat fotografik i Bashkisë Tiranë do të hyjë në historinë moderne si një nga “investimet strategjike” për të përmirësuar jetën e qytetarëve… përmes fotografive.

Ironikisht, ndërsa qytetarët përballen me mungesa në shërbime bazike, Veliaj dhe stafi i tij kanë vendosur që është më urgjente të dokumentohen bukur me një aparat që kushton aq sa mund të sigurojë një bursë studimi, riparimin e një rruge të lagjes, ose ndihma për më të pamundurit. Mbase ky aparat është simboli i përkushtimit të Bashkisë ndaj artit dhe estetikës – një përkushtim që qytetarët, për fat të keq, nuk mund ta hanë, pinë apo ecin mbi të./VNA/

 

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme