Politika 5 December 2024, 18:47 Nga VNA

Berisha ‘sposton’ Bardhin në fund të rreshtit

Ndaje në Whatsapp
Berisha ‘sposton’ Bardhin në fund të rreshtit

Sali Berisha, megjithëse ka shpallur "bashkimin", është e vështirë të besosh se do t'ia falë Gazment Bardhit përplasjen e ashpër dyvjeçare që patën mes tyre. Veçanërisht pas sulmeve të forta që ai bëri, sidomos kundër djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

Pasi doli nga arresti shtëpiak dhe u rikthye në Partinë Demokratike, Berisha mesa duket ka marrë masën e tij të parë.

Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e politikë pasditen e sotme, Bardhi ulej në krye të mbledhjes në krah të Berishës dhe drejtuesve të tjerë të partisë. Ndryshe nga herët e tjera, sot kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ia kishin spostuar karrigen pak më poshtë, në krahun e deputetëve nga fundi i rreshtit.

Në anën tjetër, Berisha ka qëndruar afër vetëm me besnikun e tij, Flamur Noka.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme