Politika 5 December 2024, 14:05 Nga VNA

“Mos u lyej me parfum” – “O Erjon, të është rritur boja” përplasen Braçe dhe Zhupa në kuvend

Ndaje në Whatsapp
“Mos u lyej me parfum” – “O Erjon, të

Seanca parlamentare u kthye në arenë fyerjesh të ashpra mes Erion Braçes dhe Ina Zhupës, duke shkaktuar reagime të forta në sallë.

Gjithçka nisi kur Braçe, duke replikuar me deputeten demokrate, përdori tone ironike:

“Mos u lyej me parfum, pri thonjtë, se është shfaqe e huaj të vish në Kuvend kështu si vjen ti… Ti dukesh si ruse, por nuk je ruse.”

Ky koment ngjalli reagimin e menjëhershëm të Zhupës, e cila iu përgjigj me fjalë të ashpra:

“O Erjon, të është rritur boja. Sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.”

Situata u përshkallëzua më tej kur socialistët vendosën të braktisin sallën, ndërsa Zhupa vazhdoi sulmet:

“Të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu.”

Nga ana tjetër, Braçe nuk qëndroi pasiv, duke iu kundërpërgjigjur nga vendi:

“Mbaje gojën, fytyrë e keqe. E di ç’të punoj!”

Përplasja mes dy deputetëve nisi që në fillim të seancës, kur Zhupa kritikoi komisionin e drejtuar nga Braçe për përdorimin e tij politik, ndërsa Braçe e akuzoi atë për dezinformim.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme