Politika 5 December 2024, 12:11 Nga VNA

Erion Braçe ironizon Ina Zhupën në Kuvend: “Mos u lyej me parfum, pri thonjtë!”

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe ironizon Ina Zhupën në Kuvend: “Mos u lyej me

Kreu i Komisionit Parlamentar për Dezinformimin, Erion Braçe, ka ironizuar deputeten e PD-së, Ina Zhupa, duke e kritikuar për pamjen dhe mënyrën e saj të të shprehurit.

Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh:

“Mos u lyej me parfum, pri thonjtë, se është shfaqe e huaj të vish në Kuvend kështu si vjen ti… Ti nuk di të lexosh, këtë unë e di. Ti dukesh si ruse, por nuk je ruse.”

Kjo deklaratë erdhi si kundërpërgjigje ndaj kritikave të Zhupës për komisionin e drejtuar nga Braçe, duke e akuzuar atë për përdorimin e komisionit për propagandë politike. Zhupa ngriti shqetësime se komisioni mund të përdoret për të sulmuar mediat gjatë fushatës elektorale:

“Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit këtë komision dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë, mbylleni komisionin.”

Braçe, ndërkohë, e hodhi poshtë akuzën se kishte kërkuar ndjekje penale për mediat, duke theksuar se kërkesat e tij lidhen vetëm me hetimin e rasteve të krimit dhe dezinformimit:

“Nuk kam kërkuar që të hetohen media apo gazetarë. Kam kërkuar dhe do të kërkoj që të hetohet dezinformimi me qëllim të qartë politik. Ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim.”

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme