Politika 5 December 2024, 12:24 Nga VNA

Debate në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje/ Noka përplaset me Gardën

Ndaje në Whatsapp
Debate në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje/

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, pas propozimit të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Projektligji i propozuar, i cili parashikon anulimin e këtyre gjobave, u dorëzua për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar nga 35 deputetë të PS-së.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, kërkoi fjalën për të kundërshtuar këtë iniciativë, duke akuzuar mazhorancën se “po gënjen Parlamentin.” Megjithatë, fjala e tij u ndërpre, dhe pas përpjekjes për t’u drejtuar foltores, ai u përball me Gardën e Kuvendit, çka përshkallëzoi tensionet në sallë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se projektligji ishte dorëzuar pak minuta para nisjes së seancës dhe kërkoi pushim të shkurtër për të vënë dokumentin në dispozicion të deputetëve.

“Sekretaria më njofton se është depozituar para 45 minutash. Jepen 10 minuta pushim që propozimi të shpërndahet,” deklaroi Spiropali.

Pas rinisjes së seancës, deputetët e opozitës kundërshtuan me forcë shqyrtimin e projektligjit, duke pretenduar se nuk ishin informuar për një propozim të tillë. Deputetët e PD-së bllokuan disa herë foltoren, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence dhe veprim të njëanshëm.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme