Politika 5 December 2024, 17:32 Nga VNA

PD nis aksionin, edhe Berisha kërkon votën e Diasporës

Ndaje në Whatsapp
PD nis aksionin, edhe Berisha kërkon votën e Diasporës

Sali Berisha, gjatë një takimi me drejtuesit politikë, theksoi rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe nxitjen e votës së diasporës. Ai i kërkoi strukturave të PD-së të zhvillojnë takime intensive për të komunikuar programin e emergjencës dhe plane për zhvillimin afatgjatë. Sipas tij, angazhimi me qytetarët në terren është i pazëvendësueshëm, duke e cilësuar si më efektiv sesa komunikimi përmes ekraneve.

Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për manipulime politike dhe vonesë në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me faljen e gjobave të paligjshme nga viti 2014. Ai argumentoi se këto gjoba duhej të ishin kthyer qytetarëve dhe e cilësoi qeverisjen aktuale si të papërgjegjshme dhe në panik për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm të skandaleve të saj brenda dhe jashtë vendit.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme