Politika 5 December 2024, 18:38 Nga VNA

“Kundërshtar kemi Edi Ramën”, Shehi: LZHK nuk do të bashkëpunojë me Berishën në zgjedhjet e 2025

Ndaje në Whatsapp
“Kundërshtar kemi Edi Ramën”, Shehi: LZHK nuk do të

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka njoftuar se forca politike që ai drejton nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Sali Berishës në zgjedhjet e vitit 2025. Gjatë një interviste në News24, Shehi ka shpjeguar se LZHK ka një bashkëpunim me partinë "Djathtas 1912", e cila është krijuar nga Enkelejd Alibeaj.

Shehi theksoi se Berisha dhe mbështetësit e tij janë përpjekur të gjejnë kundërshtarët politikë anash, por sipas tij, kundërshtari kryesor është Edi Rama. Ai shtoi se Berisha ka drejtuar PD-në për një kohë të gjatë nga shtëpia dhe kjo nuk ka ndryshuar as tani që ai është rikthyer në krye të partisë.

"Berisha ka të gjitha mjetet për të bërë opozitë: ka vulën, ka zyrën dhe ligjin me listat e mbyllura. I urojmë punë të mbarë, por ne nuk do të bashkëpunojmë me të. Ka disa çështje që na ndajnë, përfshirë marrëdhëniet me ndërkombëtarët", u shpreh Shehi. Ai po ashtu theksoi se për LZHK, kundërshtari i vërtetë është Edi Rama, dhe jo Sali Berisha, i cili ka tentuar të margjinalizojë rivalët e tij.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme