Politika 5 December 2024, 21:09 Nga VNA

Gazment Bardhi dhe shkëmbimet e batutave me Ramën, përplasje që nuk i pëlqejnë Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi dhe shkëmbimet e batutave me Ramën, përplasje

“Nuk doja të hyja në debate të kota, por gjithsesi po të përgjigjem” – kështu mund të përmblidhet reagimi i mbrëmjes së Gazment Bardhit pas përgjigjes që Rama i dha paradite gjaté seancës plenare kryetarit të grupit parlamentar të PD. Në fakt, VNA ngriti pikëpyetjet se pse Gaz Bardhi nuk i ktheu përgjigje direkte Edi Ramës edhe pse prej kohësh në distancë të dy “shijojnë” shkëmbimin e batutave dhe akuzave.

Me gjasë, Sali Berishës nuk i pëlqejnë këto “hidh e prit” mes kryetarit të PS dhe nënkryetarit të PD. Normalisht, duhet të jenë ata të dy, Rama dhe Berisha, që bëjnë këto shkëmbime. Dhe meqë kryeministri e shmang debatin publik me Berishën, këtë herë ka caktuar Gazment Bardhin si “kryetar” de facto të demokratëve, me të cilin mund të debatojë politikisht në parlament, por edhe në distancë.

Megjithë durimin për të mos rënë në grackën e Edi Ramës, kreu i deputetëve demokratë reagoi disa orë me vonesë, duke i kujtuar Edi Ramës të ketë kujdes nga hetimet e SPAK për Olsin. Ndoshta duke bërë një gabim të vogël strategjik me besimin që ka treguar ndaj Prokurorisë së Posaçme, institucionit të shpallur armik nga Sali Berisha dhe besnikët e tij. Me gjasë, kryetarit historik të demokratëve nuk i pëlqen ky besim tek SPAK nga ana e numrit 2 të PD. Ky zhvillim poliitk nuk është kaq i parëndësishëm për Berishën, njeriun që, me mënyrat dhe mekanizmat e tij, mban afër besnikët dhe më afër “tradhtarët” e Bashës, që duan t’i rrëmbejnë lavdinë… dhe të lëvdojnë SPAK-un.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme