Sociale 30 March 2025, 21:08 Nga VNA

Polifonia labe në gjykatë, historiani Fitim Çaushi kërkon tërheqjen e dosjes nga UNESCO

Ndaje në Whatsapp
Polifonia labe në gjykatë, historiani Fitim Çaushi kërkon

Historiani Fitim Çaushi ka depozituar një padi në gjykatë, duke pretenduar se polifonia shqiptare është tjetërsuar në isopolifoni. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Gentiana Xhelili dhe ka të paditur ish-drejtorin e Drejtorisë së Trashëgimisë Shpirtërore, Vasil Tole, si dhe Ministrinë e Kulturës.

Sipas Çaushit, ndryshimi ka ndodhur kur Shqipëria e regjistroi këtë traditë muzikore si isopolifoni në listën e UNESCO-s në vitin 2005, me referenca tek sirenat greke duke tjetërsuar kulturën popullore të Labërisë, Toskërisë dhe Çamerisë

Historiani kërkon që gjykata të detyrojë institucionet shtetërore të tërheqin dosjen aktuale nga UNESCO dhe të paraqesin një dosje të re për polifoninë shqiptare, bazuar në studimet akademike.

Kënga polifonike, e kënduar pa muzikë në jug të Shqipërisë, përfshin zërat e marrësit dhe hedhësit, ndërsa grupi mban iso. Çështja është shqyrtuar më parë edhe në gjykatën civile.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme