Politika 9 September 2024, 19:10 Nga VNA

Platforma e PS për të zgjedhur deputetët e rinj, Rama: Kriter performanca në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Platforma e PS për të zgjedhur deputetët e rinj, Rama: Kriter

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka prezantuar platformën ‘Deputeti që Duam’. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ndër të tjera tha se aplikantëve nuk do u shkojnë nga pas për t’i mësuar apo për t’u kërkuar llogari, por do i ndjekin në rrjete sociale për të parë sesi e promovojnë kandidaturën e tyre për të fuqizuar personin publik që do të bëhen.

“Po përgatit dhe një udhërrëfyes me sugjerime, që ju do t’i ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do t’u vijë pas për të kërkuar llogari, për t’ju mësuar, do ju ndjekim në distancë për të parë sesi promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur, dhe që nesër kur të vijnë zgjedhjet të jetë i njohur në komunitetin e tij, në një rreth të caktuar profesionistësh, i njohur në rrjete sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do zgjedhin ta mbështesin. Kjo platformë është për të gjithë ata që përndryshe nuk u vjen radha” – është shprehur Rama.

Pra siç e ka theksuar edhe kryeministri imazhi i deputetëve të rinj do të matet nga efektshmëria që do të kenë në rrjetet sociale, kriter i cili vitet e fundit ka qenë objekt vlerësimi edhe për ministrat e qeverisë. Mesa duket edhe të rinjtë duhet ta kenë të qartë rëndësinë e propagandës në Partinë Socialiste.

Ky kriter deformon edhe figurën e deputetit që në në radhë të parë duhet të jetë ekspert i një fushe të caktuar, një akademik, profesor, mjek, jurist etj, që nesër në Parlament të di të propozojë ligje dhe të flasë problemet e shoqërisë. Jo deputetë të rinj që dalin bukur në rrjetet sociale dhe të ngrenë kartonat sipas oreksit të kryetarit të partisë.

 

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme