Politika 8 September 2024, 12:00 Nga VNA

Zgjedhjet në 2025, Rama: PD zor se merr më shumë mandate se në 1997

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në 2025, Rama: PD zor se merr më shumë mandate se

Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë mandate më shumë se në vitin 1997. Parashikimin e ka bërë sot kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS teksa po vijon prezantimin e platformës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni mend. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe pa mundësi për të mbajtur frymën gjallë. Pa të ardhme dhe me borxhe Shqipëria ishte kur populli i largoi ata që e thonin." tha Rama

Në këtë mbledhje Rama paralajmëroi gjithashtu se çdo deputet socialist që ka më shume se një mandat në parlament (bashkë me të) do të jenë në pjesën e hapur të listave të ardhshme.

Sqarim: Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, PD ka marrë 25 vende në parlament.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme