Politika 6 September 2024, 10:02 Nga VNA

Largimi i Muhamet Rrumbullakut/ Ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe sfidat e ardhshme për ministrin Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Largimi i Muhamet Rrumbullakut/ Ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vijon të jetë formalisht në detyrë, pasi  Ministri i Brendshëm, shpalli konkursin për zëvendësimin e tij ende pa u larguar zyrtarisht kryepolici. Madje burime jo zyrtare thanë se Rrumbullaku ka firmosur,  dha dorëheqjen si për ti thënë Ervin Hoxhës se sdo të presë shkarkimin.

Në Fletoren Zyrtare u publikuan edhe kriteret për drejtorin e ardhshëm, të cilat duhet të përmbushen nga 10 kandidatura që VNA raportoi se janë paraqitur për këtë pozicion. Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të zgjidhet nga zv/ministrja e Brendshme, Sekretari i Përgjithshëm, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Megjithatë, duket e vështirë që për një post kaq të rëndësishëm vendimi të merret vetëm nga këta persona, duke qenë se firma e ministrit të Brendshëm është shpesh vendimtare në zgjedhjen e drejtuesve kryesorë.

VNA kishte paralajmëruar disa javë më parë se ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga, mund të jetë përdorur si shkak për largimin e Rrumbullakut nga detyra. Përgjegjësia e policisë, prokurorisë dhe gjykatës për vrasësit e Proges u bë një “lojë ping-pongu,” e cila duket se u shfrytëzua si arsye për të spostuar Drejtorin e Përgjithshëm.

Muhamet Rrumbullaku është një drejtues me përvojë, i cili ka punuar ngushtë me disa ministra nga qeveritë e PD-së dhe PS-së. Largimi i tij vjen pak javë pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, duke sinjalizuar një ndryshim të qartë në prioritetet e qeverisë për policinë.

Ministri i ri, Ervin Hoxha, një figurë gati e panjohur për kontributin në polici, pritet të ketë vështirësi në vendosjen e autoritetit në një institucion që vitet e fundit është përballur me kritika të ashpra për lidhje me grupet kriminale.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme