Politika 4 September 2024, 13:41 Nga VNA

Udhëzimi drejtuar krerëve të degëve të PD: Bashkim në një front opozitar

Ndaje në Whatsapp
Udhëzimi drejtuar krerëve të degëve të PD: Bashkim

Një udhëzim i shpërndarë për krerët e degëve në rrethe përmes sekretarit Flamur Noka, bën thirrje që strukturat të hapen për të gjithë opozitarët, sidomos për ata që më herët kanë qenë pjesë e “strukturave paralele”, të drejtuara nga Basha.

“Institucionet dhe forumet drejtuese të Partisë Demokratike, veçanërisht strukturat e saj në qendër dhe në bazë, kanë përgjegjësinë e madhe të bashkimit në një front të vetëm opozitar, të çdo anëtari apo ish-anëtari të Partisë Demokratike, të çdo opozitari dhe kontributori në kauzën opozitare, të çdo fluksi dhe rrymë antiregjim, me synim të vetëm fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme;

b) Drejtuesit politikë dhe strukturat drejtuese të degëve të Partisë Demokratike marrin të gjitha masat organizative për të mundësuar një front sa më të gjerë opozitar. Demokratët duhet të kenë parasysh se në thelb të këtij bashkimi qëndron kontributi i të gjithëve, pa asnjë dallim, si kusht thelbësor për fitoren tonë të ardhshme;

c) Përveç organizimit strukturor në çdo qelizë të saj, strukturat drejtuese të çdo dege të identifikojnë çdo faktor publik opozitar, të cilët edhe pse nuk janë pjesë e strukturave ekzistuese të degës, me rolin dhe kontributin e tyre shoqëror dhe politik, janë vlerë e shtuar e Partisë Demokratike. Për këtë arsye, strukturat drejtuese identifikojnë, kontaktojnë dhe bëjnë çdo përpjekje për të afruar pas tyre çdo individ me reputacion publik dhe kontribut shoqëror, që me veprimtarinë e tij/saj ka dhënë prova të angazhimit qytetar opozitar,

d) Veçanërisht në situatën pas kthimit të Flamurit dhe Simboleve të Partisë Demokratike në shtëpinë e përbashkët të demokratëve, nuk ka më asnjë pengesë që demokratët e angazhuar politikisht deri dje në struktura paralele, pavarësisht diferencës së opinioneve apo qëndrimeve për çështje të brendshme të familjes sonë demokrate, të inkorporohen në strukturat ekzistuese të degëve tona”, shkruhet mes të tjerash në udhëzim.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme