Politika 2 September 2024, 22:08 Nga VNA

 “Kurumi ka përgjegjësi të madhe”, Alibeaj për mbetjet toksike: Deputetët nuk gjetën kurajo të flisnin, u preken interesat

Ndaje në Whatsapp
 “Kurumi ka përgjegjësi të madhe”, Alibeaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka folur për çështjet e mbetjeve toksike duke u shprehur se është skandal i përmasave të mëdha.

Në intervistën për News24, Alibeaj tha se përgjegjësi për këtë skandal ka Kurum dhe institucione të shtetit shqiptar, teksa shtoi se deputetët sot në nisjen e sesionit parlamentar nuk folën për këtë çështje sepse “diku u preken interesat”.

“Është skandal me përmasa ndërkombëtare. Ishin mediat ndërkombëtare që vunë alarmin, ishin disa media të pavarura që i bënë jehonë dhe situata është e qartë, se ata mbetje janë prodhuar nga Kurumi, që ka përgjegjësi më të madhe. Përgjegjësi kanë dhe institucionet e vendit. Sa duket dhe politika është e përfshirë, sepse nga politika foli vetëm zoti Duka.

Besoj se deputetët nuk gjetën kurajon të flasin për këtë gjë, pasi diku iu preken interesat. Rama ka ardhur në këtë mënyrë, duke shkelur ligjet, për interesat e veta korruptive. Skandalet e qeverisë nuk mbarojnë. Është e çuditshme se përse kanë folur kaq pak në parlament për skandalin e mbetjeve kimike” - tha Alibeaj.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme