Politika 2 September 2024, 13:20 Nga VNA

Tabaku kthehet tek Berisha, sot mbledhja te selia e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Tabaku kthehet tek Berisha, sot mbledhja te selia e PD-së

Jorida Tabaku është rikthyer zyrtarisht sot në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Në një video të regjistruar në hyrje të selisë blu, zonja Tabaku nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve mbi ndjesinë e rikthimit në selinë e demokratëve.

Jorida Tabaku nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë gjatë ndarjes së madhe që pasoi pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës. Fillimisht, ajo u bashkua me grupin e drejtuar nga Lulzim Basha, por u shkëput rreth një vit më parë, gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale. Së bashku me Gazment Bardhin, ata janë ish-bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryetarit Basha, që tani i bashkohen PD-së zyrtare, të drejtuar nga Sali Berisha.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme