Politika 30 August 2024, 18:22 Nga VNA

Rama në forumin GLOBSEC që mbahet në Pragë, “përgëzon” Putinin

Ndaje në Whatsapp
Rama në forumin GLOBSEC që mbahet në Pragë,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin e GLOBSEC, që po mbahet në Pragë. Gjatë një bisede me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama ka përgëzuar Putinin pasi sipas tij, duhej agresioni rus në Ukrainë që Bashkimi Evropian të kuptonte se sa e rëndësisshme ishte të mbante Balkanin Perëndimor pranë.

“Pikë së pari dua të përgëzoj Putin, se falë tij BE e kuptoi se sa e rëndësisshme ishte ta mbante sa më pranë Ballkanit Perëndimor dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE. Sa i përket BE, mund të them që kishte shumë njerëz në union të cilët nuk besonin në atë cka në mënyrë të përsëritur e thonin si moto që “Ballkani është në BE”,” një ditë do të jeni BE”, duke e bërë si komunistët njëherë e një kohë, që na thonin që vendi është në parajsën tokësore. Sigurisht realitetin e goditi fort lufta në Ukrainë. Tronditi tërësisht status-kuon dhe BE nisi të ndërgjegjësohej më shumë” – u shpreh Rama.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme