Politika 30 August 2024, 16:10 Nga VNA

Skandali me mbetjet toksike/Sondazhi, 54% e të pyeturve fajësojnë institucionet shtetërore për mungesë kontrolli

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mbetjet toksike/Sondazhi, 54% e të pyeturve fajësojnë

VNA dhe media të tjera prej ditësh kanë zbuluar skandalin e përpunimit dhe transportimit të mbejteve toksike nga Porti i Durrësit. Këto zhvillime duket se nuk kanë lënë indiferentë qytetarët, të cilët të pyetur përmes një sondazhi nga z.Eduard Zaloshnja drejtojnë gishtin e përgjegjësisë ndaj institucioneve shtetërore për mungesën e veprimit dhe mos kryerjen e kontrolleve.

Kështu, Zaloshnja shkruan se :"Pas sinjalizimit të një shoqate ndërkombëtare rreth transportimit nga Shqipëria të mbetjeve toksike, këtu ka shpërthyer një stuhi mediatiko-politike. Por çfarë opinioni kanë banorët e rritur të Shqipërisë rreth këtij skandali?

Për t’u përgjigjur kësaj pyetje zhvillova një sondazh në 24 orët e fundit, duke e dërguar linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e Shqipërisë (1187 banorë të rritur e klikuan linkun e pyetësorit të dërguar me SMS dhe e plotësuan atë, ndërkohë që kampionin e ripeshova statistikisht për t'a përfaqësuar elektoratin e këtushëm sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht).

Pyetja kryesore në sondazh ishte: “Nga sa keni lexuar e dëgjuar për skandalin e mbetjeve toksike, mbi kë mendoni se bie përgjegjësia kryesore: Kompanitë private të përfshira në të, apo Institucionet Shtetërore që i mbikqyrin ato?”

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme