Politika 30 August 2024, 22:25 Nga VNA

Berisha thirrje punëtorëve të Kurum: Çohuni në protestë kundër qeverisë që u la pa punë!

Ndaje në Whatsapp
Berisha thirrje punëtorëve të Kurum: Çohuni në

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin gjatë protestës së radhës poshtë shtëpisë së tij  u ka bërë thirrje punëtorëve të kompanisë Kurum të çohen në protestë kundër qeverisë, pasi sipas tij fajtore është qeveria që i la ata të papunë.

“Të dashur miq, sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qëndrimi.Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit” – u shpreh Berisha.

Qartas veprimi i fundit pas plasjes së skandalit për të mbyllur një pjesë të aktivitetit në metalurgjikun e Elbasanit duke lënë në rrugë 500 punëtor, është një akt për të cilin mban pérgjegjësi dhe kompania KURUM. Kjo e fundit prishi kontratën në mënyrë të paligjshme dhe në mënyrë të njëanshme me punëtorët. Bashkë me kompaninë përgjegjése është dhe qeveria nuk arriti të mbronte interesat e qytetarëve.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme