Politika 30 August 2024, 21:30 Nga VNA

Konferenca e Berishës ishte për të paralajmëruar uljen në komisionin “Xhafaj”?

Ndaje në Whatsapp
Konferenca e Berishës ishte për të paralajmëruar uljen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme njoftoi një konferencë për mediat nga shtëpia e tij ku kishte paralajmëruar një denonconcim.

Por denoncimi i ish-kryeministrit nuk ishin as më shumë e as më pak akuzat e bëra më herët ndaj ministrit Taulant Balla për çështjen “Toyota Yaris”. Qëllimi i konferencës mesa duket kishte një tjetër nëntekst shumë të rëndësishëm dhe që përforcon dyshimet e ngritura më herët nga VNA që opozita të ulet në Komisionin “Xhafaj”.

Berisha ndër të tjera tha se krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare! Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij. Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre. Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm. Faleminderit" - tha Berisha.

Kujtojmë se në 30 maj të këtij viti Kuvendi ka miratuar krijimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Ky komision është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita. Por opozita e cila deri në mbyllje të sezonit parlamentar u akuzua se bashkëpunoi me Ramën për disa çështje si amnistia penale apo reforma zgjedhore, në këtë komision nuk mori pjesë as në votim.

Por edhe pse nuk e votoi, dëshira duket se është e madhe për t’iu bashkuar Xhafajt. SPAK dhe GJKKO janë një shqetësim serioz si për mazhorancën dhe për opozitën pasi kanë arrestuar zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, si dhe vijojnë të kenë nën hetim disa të tjerë për korrupsion.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme