Politika 5 September 2024, 19:22 Nga VNA

Komisioni anti-korrupsion/ SHBA e BE sjellin misionet e tyre, ja dy emrat që do monitorojnë për ndërkombëtarët

Ndaje në Whatsapp
Komisioni anti-korrupsion/ SHBA e BE sjellin misionet e tyre, ja dy emrat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë caktuar misionet përkatëse të asistencës të cilat do të monitorojnë dhe asistojnë veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Mësohet se në krye të misionit të SHBA do të jetë drejtuesja e misionit të OPDAT, Mary Kate. Ndërsa në krye të misionit të Bashkimit Europian, do të jetë Agnes Bernhard, një emër i njohur për shqiptarët si ish drejtuese e misionit të EURALIUS, e cila punoi gjatë implementimit të reformës në drejtësi disa vite më parë.

Ekspertët ndërkombëtar pritet që javën e ardhshme të bëhen pjesë e procesit duke ju bashkuar Grupit të ekspertëve shqiptar të nivelit të lartë, ku marrin pjesë ekspertë të shoqërisë civile, pedagogë të njohur të universitetit, ekspertë të institucioneve të pavarura dhe të organizatave të komunitetit të biznesit. Grupet e ekspertëve kanë filluar punën gjatë muajit gusht dhe janë në fazën e hartimit të analizës, skanimit të situatës aktuale bazuar ne gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të BE-së.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi në maj të këtij viti një rezolutë e cila synonte krijimin e një Komisioni të ri të Posaçëm Antikorrupsion, me qëllim goditjen e korrupsionit dhe reformimin e administratës.

Komisionin do ta drejtojë ish drejtuesi i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, teksa kryeministri Edi Rama e prezantoi si një nismë e cila nevojitet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Komisioni u shoqërua me një sërë kritikash në media ku zëra të ndryshëm pretenduan se po tentohej ndërhyrja në punën e institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithëse, përbërja e komisionit të ri kërkon gjashtë anëtarë nga shumica parlamentare dhe pesë nga opozita, deri më tani këta të fundit kanë refuzuar t’i bashkohen.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme