Politika 8 September 2024, 11:38 Nga VNA

Vrasja e Egli Progës, Rama sulmon sërish prokurorine: Zbuti akuzën pa bërë asnjë hetim

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Egli Progës, Rama sulmon sërish prokurorine: Zbuti

Kryeministri Edi Rama, në fjalën para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së u ndal tek ngjarja e Pogradecit, ku humbi jetën Egli Proga.

Sulmoi median pasi sipas Ramës prodhoi film duke keqpërdorur ngjarjen, por dhe prokurorinë ku tha se prokurori ndryshoi veprën penale pa bërë asnjë hetim

"U prodhua një film, u mblodhën bashkë, komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komente të cilat i dominoi fantazia e gënjeshtarëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur nga një gjobë? Gënjeshtër! U shkrua se Progradeci, ligjin e bëkan bandat e gjobvënies, gënjeshtër! U vu kunja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër! Shpejtësia e veprimeve është e dokumentuar.

U bërtit fort se ambulanca kishte ardhur 40 minuta me vonesë, gënjeshtër! Koha është e dokumentuar. Daja i tij është i dënuar për abuzim me detyrën dhe nuk ka asnjë lidhje me PS. I ndjeri ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, por punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat, gënjeshtra e bëri 7 herë xhiron. Me ndihmën e një prokurori që nuk ka kryer asnjë hetim e ndryshoi përcaktimin si vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje. Duke organizuar një protestë mashtruese drejt qeverisë.” tha Rama

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme