Politika 6 September 2024, 12:49 Nga VNA

Servilizmi i Veliajt/ Jep 100 mijë euro Kolegjit Europian dhe ndërton konvikte moderne ndërsa Tirana qelbet nga plehrat

Ndaje në Whatsapp
Servilizmi i Veliajt/ Jep 100 mijë euro Kolegjit Europian dhe ndërton

Të hënën mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me një rend dite që përmban 70 pika, asnjëra prej tyre nuk përfshin çështjen e mbetjeve, një problem shqetësues për qytetarët e kryeqytetit. Ndërkohë, e premtja shënoi edhe protestën e 24-t të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. Anëtarët e Këshillit Bashkiak nga PD dhe LRI, së bashku me qytetarët protestues, kërkuan largimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, duke simbolizuar revoltën e tyre kundër papastërtisë në qytet duke sjellë me vete thasë me plehra.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Ilda Zhulali, kritikoi Veliajn për dy standarde dhe servilizmin e tij ndaj të huajve, duke përmendur si shembull përurimin e Kolegjit Europian, ku Veliaj dhuroi 100 mijë euro dhe ndërtoi konvikte moderne për studentët.

Nga ana tjetër, deputeti Belind Këlliçi kritikoi ashpër ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Fabrizio Gonzato, për atë që ai e cilësoi një “aktivitet të shëmtuar,” ku ambasadori po promovon Erion Veliajn si një model suksesi për të rinjtë ekselentë të Tiranës. “Veliaj është një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore dhe politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori dhe të paktën 30 milionë euro nga dosja e PD-së,” deklaroi Këlliçi gjatë fjalimit të tij.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme