Politika 9 September 2024, 10:25 Nga VNA

Një ditë pas votimit, Rama mbledh kryesinë/ Lista me 10 anëtarët e kryesisë

Ndaje në Whatsapp
Një ditë pas votimit, Rama mbledh kryesinë/ Lista me 10

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS, një ditë pasi anëtarët e rinj u zgjodhën nga Asambleja Kombëtare.

Mbledhja po zhvillohet në selinë e PS

Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi i cili ka zbuluar emrat të cilët janë zgjedhur nga votimi për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste.

"Përsa i përket anëtarëve të Krysisë të zgjedhur në mënyrë të barabartë pesë shoqe dhe pesë shokë, emrat e tyre janë, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla. Përsa i përket pesë shokëve, anëtarë të Kryesisë janë: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.

Këto janë 10 shokët dhe shoqet që do jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste së bashku me Sekretariatin dhe drejtuesit politik të qarqeve do të përbëjnë Kryesinë e re të Partisë Socialiste e cila do të fillojë punën që nga dita e nesërme për të organizuar zgjedhjet dhe fushatën tonë zgjedhore" tha ai.

Më i votuari Erjon Braçe

Numri i votave të marra

Albana Kociu - 283 vota

Anila Denaj - 278 vota

Etilda Gjonaj - 219 vota

Klodiana Spahiu - 279 vota

Lindita Nikolla  287 vota

Arben Pëllumbi - 294 vota

Erjon Braçe - 295 vota

Eduard Shalsi - 241 vota

Igli Hasani 228 vota

Toni Gogu - 250 vota

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme