Politika 8 September 2024, 18:25 Nga VNA

Berisha mobilizon drejtuesit politikë të PD: "Shpresa e fundit për ndryshimin e vendit”

Ndaje në Whatsapp
Berisha mobilizon drejtuesit politikë të PD: "Shpresa e fundit

Sali Berisha zhvilloi sot një takim online me drejtuesit politikë të qarqeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Takimi nuk ishte i njoftuar paraprakisht dhe, mesa duket, prezantimi i drejtuesve të qarqeve nga Edi Rama ka nxitur kundërshtarët e tij politikë të tregojnë "forcën" e tyre në këtë përballje, të cilën Berisha e cilësoi si finalen e tyre politike.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se misioni i 12 drejtuesve politikë të qarqeve është shpresa e fundit për vendin, duke argumentuar se shqiptarët sot nuk kanë asnjë alternativë tjetër dhe nuk kanë se kujt t’i drejtohen për të kërkuar ndryshim.

Sipas Berishës, drejtuesit politikë të PD në qarqe përfaqësojnë mundësinë e vetme për të përmbushur pritshmëritë e shqiptarëve.

Gjatë takimit, u vu re se shumica e pjesëmarrësve ishin burra, me përjashtim të kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, e vetmja grua në takim.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme