Sociale 21 May 2026, 12:34 Nga VNA

Përfundojnë procedurat për Baki Goxhajn, aktivisti shqiptar pritet të largohet nga Izraeli në orët në vijim

Ndaje në Whatsapp

fgnfgnh.jpg

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga territori i Izraelit, pasi autoritetet izraelite kanë përfunduar procedurat e dëbimit ndaj tij.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata ligjore izraelite “Adalah”, e cila po ndjek çështjen e aktivistëve të ndaluar gjatë misionit humanitar drejt Gazës.

Sipas burimeve të kësaj organizate, Goxhaj do të deportohet së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë të flotiljes, të cilët u ndaluan nga autoritetet izraelite pasi anijet e misionit humanitar u interceptuan në ujërat ndërkombëtare.

Burimet bëjnë me dije se largimi do të kryhet me rrugë ajrore dhe destinacioni i parë i grupit pritet të jetë Turqia.

Goxhaj ishte pjesë e misionit ndërkombëtar humanitar për Gazën, ku aktivistë nga vende të ndryshme europiane synonin të dërgonin ndihma dhe të sfidonin bllokadën ndaj territorit palestinez.

Ndalimi i aktivistëve ka shkaktuar reagime ndërkombëtare dhe tension diplomatik në disa vende europiane, ndërsa në Shqipëri çështja u ngrit sot edhe në Kuvend nga deputeti Redi Muçi, i cili kritikoi heshtjen e qeverisë shqiptare për rastin e shtetasit shqiptar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme