Sociale 20 May 2026, 12:10 Nga VNA

Dita e tretë e protestës në aeroportin e Vlorës, situata më e qetë; kompania kërkon ndërhyrjen e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Dita e tretë e protestës në aeroportin e Vlorës, situata

Në ditën e tretë të protestës për hyrjen dhe vijimin e punimeve në aeroportin e Vlorës, situata është paraqitur më e qetë krahasuar me ditët e mëparshme. Në zonë janë parë më pak punëtorë të pranishëm, ndërsa protesta është zhvilluar pa tensione. Përfaqësues të kompanisë Mabco kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të mundësuar hyrjen në kantier dhe vijimin e punimeve, me qëllim përfundimin e projektit të aeroportit të Vlorës.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë qenë të pranishme në hyrje të kantierit për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e situatës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme