Sociale 19 May 2026, 12:11 Nga VNA

E-Albania si Ngushtica e Hormuzit, herë hapet, herë mbyllet; Bizneseve iu bllokohet puna

Ndaje në Whatsapp

E-Albania si Ngushtica e Hormuzit, herë hapet, herë mbyllet; Bizneseve

Edhe ditën e sotme bizneset vijuan të raportojnë probleme me funksionimin e portalit e-Albania, duke krijuar vështirësi në procedurat e përditshme që nga shkarkimi i faturave të fiskalizuara dhe marrjen e shërbimeve të tjera.

Bizneset dhe kontabilistët pohojnë se shqetësuar se situata është shoqëruar me ndërprerje dhe rikthime të vazhdueshme të sistemit, duke sjellë konfuzion, por edhe bllokim të punës së tyre.

“Edhe sot nuk logohesh tek e-Albania. Dhe nuk logohesh as ne SelfCare”, pohon për Monitor një drejtues biznesi.

Përveç pamundësisë së marrjes së shërbimeve nga e-Albania, aktiviteti i tyre po bllokohet edhe për shkarkimin e faturave të fiskalizuara, ku nëpërmjet portalit bëhet ndërlidhja me SelfCare.

Gjendja në e-Albania, ku sistemi herë funksionon dhe herë del jashtë shërbimit,  po përshkruhet nga bizneset e ngjashme me situatën e Ngushticës së Hormuzit si “clopened”,  një përzierje mes “closed” (mbyllur) dhe “open” (hapur).

“Sistemet e shtetit janë si ngushtica e Hormuzit: njëherë hapen, njëherë mbyllen”, përshkruan situatën me e-Albania një drejtues biznesi.

Deri tani ende nuk ka një një sqarim nga AKSHI për shkakun e problematikës, ndërsa bizneset thonë se mosfunksionimi i sistemit, pothuajse ka bllokuar punën e tyre të përditshme.

Edhe dje bizneset ngritën shqetësimin për mosfunksionimin e portalit e-Albania, çka solli pezullimin e disa procedurave, si: mosshfaqje të të dhënave për taksat e bashkisë dhe sistemi nuk realizonte kryqëzimin me databazat e tjera, duke sjellë vonesa dhe vështirësi në marrjen e shërbimeve; nuk pranonte aplikimet me nënshkrim elektronik, duke shfaqur mesazh gabimi dhe duke penguar përfundimin e procedurave; nuk shkarkohen faturat e fiskalizuara

Teksa AKSHI njoftoi se platforma e re e-Albania, e ridizenjuar, dhe modernizuar është funksionale.

Pak ditë më parë e-Albania njoftoi se portali nuk do të jetë funksional për 3 ditë, përkatësisht për ditët nga 15 deri mëngjesin e 18 Majit, për shkak të përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë për aksesimin./Monitor.al/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme