Sociale 18 May 2026, 14:02 Nga VNA

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi, ndalohet autobusi në Bllatë

Ndaje në Whatsapp

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi, ndalohet autobusi në

Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të kalojë kufirin në pikën doganore të Bllatës në Dibër, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë ende një arsye zyrtare për vendimin.

Ngjarja ndodh në një kohë kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për protestën e radhës, me kërkesë kryesore të drejtën për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Sipas organizatorëve, studentët janë koordinuar në qytete si Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup, ndërsa kërkesa e tyre buron nga studentët e drejtësisë që prej dy vitesh kërkojnë të japin provimet në gjuhën amtare, pa gjetur zgjidhje.

Ata theksojnë se kjo e drejtë garantohet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, por sipas tyre nuk është zbatuar plotësisht. Protesta e parë u mbajt më 6 prill në Shkup, përballë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë reagim institucional.

Aksioni i tyre po shihet gjithashtu si një çështje më e gjerë politike mbi përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në një periudhë kur pjesë e qeverisjes janë edhe përfaqësues shqiptarë nga koalicioni VLEN.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme