Politika 24 July 2026, 09:20 Nga VNA

Përballja Veliaj-Ols Dado në Administrative, avokati: Kërkesa e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë” për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet pranuar

Ndaje në Whatsapp
Përballja Veliaj-Ols Dado në Administrative, avokati: Kërkesa e

Në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e Erion Veliajt kundër prokurorit të posaçëm Ols Dado, ishte radha e avokatit mbrojtës të kryebashkiakut të shprehej lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë” për të hyrë si palë në këtë çështje.

Sipas Plarent Ndrecës, që mbron interesat e Veliajt, kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet pranuar. “Shoqata ka theksuar edhe lidhjen e Ols Dados me çështjen e 21 Janarit. Kur statusi i një prokurori kontestohet si i paligjshëm. Nuk është thjesht kuriozitet publik, por pjesë e të drejtës për informimin publik. Pranimi i kërkesës nuk do ta ngarkonte gjykimin, por do ta bënte atë më të plotë. Shoqata nuk do të cenonte të drejtat e palëve për mbrojtje. Veliaj ka interes që gjykimi të zhvillohet në mënyrë sa më të plotë. Sipas nesh, dekreti i emërimit të z. Dado është i pavlefshëm”, tha Ndreca.

Edhe Erion Veliaj kërkoi pranimin e kërkesës. “Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria, që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë është e legjitimuar, pesha juaj, i nderuar, është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Një noter që është emëruar në kundërshtim me ligjin. Është pesha e këtij gjykimi që të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj dhe bashkisë sime që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata”, tha Veliaj.

Avokati i Ols Dados, Erarbër Madhi, kërkoi rrëzimin e kërkesës.

Gjykata theksoi se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror, duke shtuar numrin e kërkesave për ndërhyrës kryesorë në gjykim.

Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të Presidentit për emërimin e Ols Dados, pasi argumenton se ai nuk plotësonte kushtet për t’u emëruar prokuror.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme