Politika 24 July 2026, 08:42 Nga VNA

“Kundër establishmentit apo me PD-në?” Debat i ashpër mes Sara Milës dhe Ilir Xhemalajt

Ndaje në Whatsapp
“Kundër establishmentit apo me PD-në?” Debat i ashpër

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, u përplas në studio me aktivistin Ilir Xhemalaj, duke vënë në pikëpyetje pretendimin se protesta është anti-establishment dhe e pavarur nga partitë politike.

Mila argumentoi se protesta bie në kontradiktë kur deklaron se është kundër establishmentit, ndërsa, sipas saj, pret mbështetjen dhe numrat e Partisë Demokratike. Ajo pyeti drejtpërdrejt nëse Sali Berisha dhe PD janë pjesë e protestës apo pjesë e sistemit kundër të cilit protestohet.

Nga ana tjetër, Xhemalaj mohoi që Partia Demokratike të ketë rol në organizimin e protestës, duke theksuar se në grupin organizator nuk ka asnjë eksponent të saj. Ai madje pretendoi se shumica e protestuesve janë ish-votues ose mbështetës të Partisë Socialiste dhe kujtoi se, sipas tij, Partia Demokratike është përpjekur dy herë ta marrë protestën, por është refuzuar.

Debati u tensionua edhe më tej kur Mila ironizoi deklaratat për pjesëmarrjen e qindra mijëra protestuesve, duke pyetur se si mund të identifikoheshin politikisht 300 mijë persona. Xhemalaj iu përgjigj se protestuesit kanë qëlluar me vezë çdo deputet që ka dalë nga Kuvendi, pavarësisht përkatësisë politike, duke këmbëngulur se protesta është kundër të gjithë klasës politike dhe jo në shërbim të Partisë Demokratike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme