Politika 23 July 2026, 15:42 Nga VNA

Përplasje në Kuvend për Reformën Territoriale, PD bllokon foltoren, mazhoranca kalon raportet pa debat pas rikthimit të Ramës në sallë

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgfgb.PNG

Me 82 vota kundër dhe 27 pro, mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen me tre muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Seanca plenare u shoqërua me debate të forta, bllokim të foltores dhe tensione jashtë godinës së Kuvendit.

Kuvendi nuk miratoi kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Vendimi u mor pas një debati të gjatë në seancën plenare, ku kërkesa e Partisë Demokratike mori 27 vota pro dhe 82 kundër.

Gjatë diskutimeve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se po përpiqet ta mbyllë procesin në mënyrë të njëanshme. Sipas tij, disa prej raporteve dhe propozimeve të paraqitura nga opozita nuk janë shqyrtuar nga komisioni, ndaj, sipas tij, nevojitej një zgjatje e afatit për të garantuar një proces më gjithëpërfshirës.

Edhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nuk kishte prodhuar më herët një dakordësi për zgjatjen e mandatit të komisionit, duke ia kaluar vendimmarrjen seancës plenare.

Pas më shumë se katër orësh debatesh procedurale, Kuvendi vijoi me shqyrtimin e raporteve të Komisionit të Reformës Territoriale. Në momentin kur bashkërkyetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mori fjalën për të prezantuar raportin e mazhorancës, bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Luçiano Boçi, u drejtua te foltorja duke tentuar të pengojë vijimin e fjalës së tij.

Situata në sallë u tensionua, duke bërë që nënkryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të ndërpresë punimet dhe të shpallë një pushim pesëminutësh, i treti gjatë seancës së ditës.

Pas rinisjes së punimeve, në sallën e Kuvendit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, pas një mungese të gjatë në seancat plenare. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan të bllokojnë foltoren, çka solli kërkesën e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që procedura të vijonte direkt me votim.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi kalimin në votim, ku mazhoranca miratoi të gjitha projekligjet që ishin parashikuar në rendin e ditës. Gjatë procesit të votimit, deputetët e opozitës shoqëruan procedurën me thirrje kundër mazhorancës.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit, protesta e qytetarëve u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Efektivët përdorën gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa raportohet për persona të lënduar si nga radhët e protestuesve, ashtu edhe të policisë.

Seanca e sotme parlamentare u zhvillua nën klimë të lartë tensioni politik, ndërsa reforma territoriale vijon të mbetet një nga çështjet më të debatuara mes mazhorancës dhe opozitës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme