Sociale 21 January 2025, 16:27 Nga VNA

Pashko Gjeçi, përkthyesi që "udhëtoi" në detin e Homerit dhe Ferrin e Dantes

Ndaje në Whatsapp
Pashko Gjeçi, përkthyesi që "udhëtoi" në

Në një dhomë të vogël në Tiranë, Pashko Gjeçi e ngrysi pjesën më të madhe të jetës, i harruar nga shoqëria dhe nga ata që dikur i quanin miq. Ishte i vetmi Eqerem Çabej që sfidoi harresën, duke qëndruar pranë tij kur të tjerët u larguan pas arrestimit dhe dënimit të padrejtë nga regjimi komunist.

Sot, në përvjetorin e 15-të të ndarjes nga jeta (7 shtator 1918 – 21 janar 2010), kujtojmë këtë përkthyes të përjetshëm të letërsisë botërore, një personalitet që nuk u përkul përballë padrejtësive, por gdhendi emrin e tij në historinë e kulturës shqiptare me punën dhe përkushtimin e tij të palodhur.

Gjatë viteve të regjimit, ndërsa punonte si mësues letërsie në Durrës, Gjeçi u arrestua me akuza të sajuara për përmbysjen e pushtetit. Pas një gjyqi farsë, u dënua me pesë vjet burg, të cilat i vuajti në burgun e Durrësit dhe kampin famëkeq të Maliqit. Pas lirimit, edhe pse i mohuan punën si mësues, ai nuk hoqi dorë nga pasioni për fjalën e shkruar. Kryevepra që lindi nga vuajtja Në kushte të vështira, me sakrifica të jashtëzakonshme, Gjeçi filloi përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit. Ai punonte çdo mëngjes, duke hedhur vetëm katër vargje në letër — një përpjekje që shpesh kërkonte ditë të tëra për një varg të vetëm. Përfundimi i përkthimit të kësaj kryevepre ishte një akt që sfidonte kohën dhe pushtetin. Me mbështetjen e Llazar Siliqit, ai kërkoi ndihmë për t’u transferuar në Tiranë dhe për t’iu qasur Bibliotekës Kombëtare. Përkthimi u botua nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” dhe u mirëprit nga lexuesit, edhe pse kritika zyrtare heshti për një ish-të dënuar politik. Një trashëgimi e përjetshme Përkthimi i Gjeçit i “Komedisë Hyjnore” është një monument i përkthimit shqiptar. Ai gjithashtu solli në shqip kryevepra si “Faustin” e Gëtes dhe “Odisenë” e Homerit, duke i dhuruar kulturës sonë një pasuri të pashoqe letrare. Në vitin 2004, Presidenti italian e nderoi me Urdhrin e Yllit të Solidaritetit Italian, ndërsa në 2008 ai mori Çmimin Kombëtar të Përkthimit “Fan Noli”. Pashko Gjeçi mbetet një shembull i lartë i sakrificës për kulturën dhe letërsinë shqipe. Sot kujtojmë jetën dhe veprën e tij, një dëshmi e gjallë e fuqisë së mendjes dhe përkushtimit për artin e fjalës.

"?ë ??? ?ë ????????ë ?ë ?ë??? ???? ? ????? ?ë ??ë ???? ????? ???ë???ë, ?? ????? ?????? ??ë ????ën ? ?ë????ë.

?? ????? ?? ???? ?? ???? ?ë?????ë, ?? ? ???? ????, ? ????ë?, ???? ????, ?? ?? ?????? ?ë ???? ????ë ?ër?ë??!" (vargjet nga "Komedia hyjnore".

"?ë ??????? ??? ?? ???????? ?? ????????? / ?? ? ??? ??? ????? ?????? ?'??në ?ë ???ë. / ????? ????? ?ë? ???ë, ????ë ??? ????????, / ?? ??ë? ? ???????? ???????; / ??? ????ë ??????? ??????? ??? ??????? / ? ????? ??? ? ?????ë ??ër ???? ????????????."

( vargjet ?????)

(Foto: Portali Shkodra.net, teksti bazuar në intervistën dhënë Dashnor Kaloçit, 2004).

Materiali: Autoriteti i Dosjeve

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme