Kronika 5 July 2026, 19:55 Nga VNA

Pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3, organizatorët: Ishin të infiltruar, jo protestues

Ndaje në Whatsapp
Pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3, organizatorët: Ishin të

Protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 36-të dhe po zhvillohet sërish sot me të njëjtin itinerar, një ditë pas tensioneve të regjistruara pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një grup personash të maskuar thyen xhamat e godinës dhe u përplasën me policinë.

Organizatorët janë distancuar publikisht nga aktet e dhunës. Aktivisti Arben Kola deklaroi se personat që sulmuan komisariatin nuk janë pjesë e grupit nismëtar të protestës, por, sipas tij, bëhet fjalë për elementë të sponsorizuar nga qeveria me qëllim diskreditimin e lëvizjes qytetare.

“E deklarojmë se protesta deri në fund do të jetë paqësore, pavarësisht investimit të qeverisë apo segmenteve pranë saj që nxisin dhunën. Mbrëmë e thamë qartë se protesta kishte përfunduar dhe kush qëndroi më pas nuk ishte pjesë e organizimit tonë. Ata që ushtruan dhunë janë elementë të sponsorizuar nga qeveria. Sado të përpiqet kjo qeveri ta njollosë protestën, nuk do t’ia dalë. Asnjë prej personave që ushtroi dhunë nuk është pjesë e grupit nismëtar të protestës”, u shpreh Kola.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku u hodhën thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protesta nisi 36 ditë më parë si një reagim qytetar kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por gjatë javëve të fundit është shoqëruar me incidente dhe përplasje me Policinë e Shtetit, deputetë të Kuvendit dhe institucione të tjera.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme