Kronika 4 July 2026, 11:46 Nga VNA

Avokati denoncon: Dhunohet tek dhomat e sigurisë i arrestuari protestës, Niko Çarkaj

Ndaje në Whatsapp
Avokati denoncon: Dhunohet tek dhomat e sigurisë i arrestuari

Avokati Gentian Sejrani denoncon se protetuesi Niko Çarkaj, është dhunuar në ambjrntet e dhomave të izolimit. Ai thotë se Çarkaj vuan epilepsia dhe pavarësisht kësaj mbahet në izolim. 

19 protestues pritet të dalin para gjykatës për masa sigurie pas protestës te Parlamenti ku i përplasën me policinë. 

Protestuesit akuzohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ata pritet të dalin para gjykatës për masë sigurie.  

 

Të arrestuar: 

Ylli Shema

Ervis Gjoni

Frrok Bardhi

Rezart Pinari

Admir Tërshalla

Albion Nikolli

Ervis Bici

Altin Hila – me fëmijën e paralizuar

Ervin Gega

Arbër Lleshi

Everest Bardhi

Gentian Progni 

Niko Çarkaj 

Romario Dushi

Kujtim Prevataj

Ardit Ymaj

Albion Nikolli

Bernard Kaimi

Aristotel Elezi

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme