Kronika 5 July 2026, 14:14 Nga VNA

Seanca për protestuesit e arrestuar/ “Arrestimet ishin të paligjshme” – Avokati: Prokuroria kërkoi burg për dy prej tyre! Detyrim paraqitje për të tjerët

Ndaje në Whatsapp
Seanca për protestuesit e arrestuar/ “Arrestimet ishin të

Avokati Astrit Bajo ka informuar protestuesit dhe opinionin publik mbi ecurinë e seancës gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 19 protestuesve, e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Sipas avokatit, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Ai zbuloi se të gjithë avokatët në sallë kanë rënë dakord unanimisht se arrestimet ishin të paligjshme, ndaj edhe kanë kërkuar që ato të shpallen si të tilla.

Bajo bëri të ditur se për dy nga protestuesit është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, për protestuesin Hila, i cili sipas avokatit ka një fëmijë të sëmurë, është kërkuar masa “arrest në shtëpi”. Për 18 protestuesit e tjerë është kërkuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme