Kronika 16 November 2024, 19:15 Nga VNA

Pas operacionit ndërkombëtar të kokainës, reagon kreu i SPAK

Ndaje në Whatsapp
Pas operacionit ndërkombëtar të kokainës, reagon kreu i SPAK

Në finalen e një aksioni të fuqishëm që goditi një grup kriminal të trafikut të kokainës dhe zbuloi një laborator për përpunimin e saj në Qerekë, ka reaguar shefi i SPAK, Altin Dumani.

Pas një analize të detajuar, Dumani e vlerësoi aksionin si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe shkatërruar rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete,” theksoi kryeprokurori i SPAK.

Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti.

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar,” u shpreh Xholi.

Aksioni u finalizua me arrestimin e 10 personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine të kamufluar me lëkurë bagëtish. Ngarkesa vinte nga Brazili.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme