Kronika 16 November 2024, 10:27 Nga VNA

Shpërndau fotografi dhe video intime të një të mitureje në rrjete sociale, ndalohet 16 vjeçari

Ndaje në Whatsapp

Ndalohet një 16-vjeçar në Tiranë me akuzën “pornografi me të mitur” dhe “falsifikim kompjuterik” pasi shpërndau materiale intime të një të mitureje në rrjetet sociale.

Policia e Tiranës ka zbuluar krimin nga një 16-vjeçar, i cili kishte shpërndarë foto dhe video intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale (fotografi dhe video) të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm. Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme