Kronika 15 November 2024, 16:20 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e Jurgis Çyrbjas në SPAK: Nuk kam përdorur Sky ECC!

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e Jurgis Çyrbjas në SPAK: Nuk kam

Janë zbardhur pjesë të dëshmisë së ish deputetit të PS Jurgis Çyrbja në SPAK. Mësohet  se prokurorët kanë pyetur Çyrbjan lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë korrupsionin në zgjedhje, zbulimin e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e autorëve të krimeve.

Çyrbja ka pretenduar para prokurorëve se nuk ka patur në përdorim aplikacion Sky ECC ndërsa thotë se nuk kishte nevojë për ndihmën e Altin Hajrit për vota pasi gëzonte mbështetjen në zonë.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Çyrbja është akuzuar për ndikimin e mundshëm të botës së krimit në fushatën zgjedhore, duke i siguruar një vend të sigurt në listat e Partisë Socialiste për deputet.

Komunikimet në platformën e sigurt SKY ECC sugjerojnë se persona të lidhur me krimin kanë luajtur një rol në përzgjedhjen e Çyrbjes, për ta futur në listat e PS për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme