Kronika 15 November 2024, 13:28 Nga VNA

Një efektiv policie humbet ndjenjat gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Një efektiv policie humbet ndjenjat gjatë protestës së

Një incident i papritur ndodhi gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, ku një efektiv policie humbi ndjenjat në mes të tubimit. Ngjarja ndodhi teksa drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, po mbante fjalën e tij përpara turmës.

Efektivi i policisë u ndje keq dhe papritur ra në tokë, duke shkaktuar panik dhe kaos për disa minuta. Forca të tjera policie ndërhynë menjëherë, duke e ndihmuar të plagosurin dhe duke e transportuar me një automjet drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Edhe disa qytetarë që ndodheshin aty u përpoqën t’i ofronin ndihmë efektivit të policisë.

Protesta vazhdoi më pas, megjithëse situata u qetësua ngadalë pas incidentit. Gjendja shëndetësore e efektivit pritet të sqarohet më vonë, pas ndërhyrjes së mjekëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme