Kronika 14 November 2024, 18:04 Nga VNA

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, tre të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, tre të

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Udenisht, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke lënë të plagosur tre persona.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:30, në segmentin rrugor Korçë-Pogradec, automjeti tip "Benz", i drejtuar nga shtetasi B. Xh., është përplasur me automjetin tip "Seat", të drejtuar nga shtetasi O. Xh. Si pasojë e përplasjes, kanë pësuar lëndime drejtuesit e të dy automjeteve dhe një pasagjer në automjetin "Seat". Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Policia ka nisur procedurat për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme