Kronika 14 November 2024, 11:55 Nga VNA

Vrasjet e vëllezërve Haxhiaj dhe miqve të tyre, Apeli vulos 25 vite burgim për ish-të penduarin e drejtësisë Klevis Alla. Krimet u urdhëruan nga Krymi

Ndaje në Whatsapp
Vrasjet e vëllezërve Haxhiaj dhe miqve të tyre, Apeli vulos 25

Apeli i Posacëm lë në fuqi vendimin për dënimin me 25 vite burg Klevis Allën, ish i penduar drejtësie për vrasjet e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe dy miqve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia pranverën e 2020.

Trupa gjykuese bëri vetëm një ndryshim për këtë të pandehur duke i pushuar akuzën për krijim të kushteve per të kryer vrasje.

Enver Diva u dënua me 5 vjet, Besian Xhixha me 6 vjet. Për Altin Ndocin u vulos pafajësia, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim pasi ka akuza të tjera të rënda të kryera në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Nuredin Dumani.

Vrasjet u urdhëruan dhe financuan sipas SPAK nga Erjon Alibej i njohur si Krymi, në shenjë hakmarrje për masakrën e Bradasheshit ku iu ekzekutua vellai Endriti, xhaxhai dhe një shtetas turk. Ai kontraktoi vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin për të ekzekutuar kundërshtarët.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme