Kronika 13 November 2024, 18:58 Nga VNA

Plagosi një person në Durrës, ekstradohet 25-vjeçari nga Gjermania në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Plagosi një person në Durrës, ekstradohet 25-vjeçari nga

Erland Krasniqi, i akuzuar për plagosje me armë zjarri në Durrës, është ekstraduar nga Frankfurti në Tiranë. 25-vjeçari, i cili u arrestua në Gjermani më 28 gusht të këtij viti, akuzohet për ngjarjen e ndodhur gjashtë muaj më parë në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Në maj të këtij viti Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit i kishte caktuar Krasniqit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Ngjarja e plagosjes ndodhi më 15 maj 2024, pas një konflikti për motive të dobëta, kur Krasniqi qëlloi me armë zjarri ndaj shtetasit R. B., në zonën e quajtur "Rreth rrotullimi i Plepave" në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Ëiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.

Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B..

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme