Kronika 12 November 2024, 15:25 Nga VNA

Masakra e Dobraçit, AMP dyshime se Shqiponjat kanë shpërdoruar detyrën. Referohet dosja në prokurori

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Dobraçit, AMP dyshime se Shqiponjat kanë shpërdoruar
 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka referuar në Prokurorinë e Shkodrës disa efektivë të forcave Shqiponja, nën dyshimet për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Dobracit, ku u regjistruan katër viktima. Sipas AMP-së, nga të dhënat mediatike rezulton se forcat Shqiponja nuk kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe nuk kanë shoqëruar për t’i pyetur personat e pranishëm.

Në Dobraç, gjatë një atentati të organizuar, u ekzekutua Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici. Arlind Bushati mbeti i plagosur, por humbi jetën më vonë në spital.

Nga ngjarja mbetën viktima edhe Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.

Dyshohet se në automjetin ku ndodheshin viktimat mund të ketë qenë edhe një person i tretë, me dyshime të orientuara drejt Ibrahim Licit, i cili ende nuk është identifikuar.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme