Kronika 11 November 2024, 19:01 Nga VNA

Hiqej si prokuror i SPAK dhe zhvaste qytetarët, zbulohet e shkuara e Alban Muçës

Ndaje në Whatsapp
Hiqej si prokuror i SPAK dhe zhvaste qytetarët, zbulohet e shkuara e Alban

Zbulohet e shkuara e Alban Mucës, i cili u arrestua pak ditë më parë në Berat pasi hiqej si prokuror i SPAK dhe zhvaste qytetarët.

Në 2003 ai rezulton të jetë dënuar me 15 vite burgim  shtirej si prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme me emrin Ermes Dauti.

Gjykata e Fierit e dënoi atëkohe për akuzat e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit, mbajtje të padrejtë të titullit apo detyrës shtetërore.

Nuk dihet nëse e ka vuajtur dënimin e plotë apo cka ndodhur me të përgjatë këtyre viteve, por fakt është që kohët e fundit ai i ishte kthyer vesit të vjeter. Sipas prokurorisë u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në qytetin e Beratit, duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave. Policia e arrestoi nën dyshimet për përvetësim të titullit shtetëror dhe mashtrimit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme