Kronika 11 November 2024, 14:40 Nga VNA

Kundërshtojnë masat e sigurisë/ Zgjidhet gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin e Metës dhe Kryemadhit

Ndaje në Whatsapp
Kundërshtojnë masat e sigurisë/ Zgjidhet gjyqtarja që do

Igerta Hysi, është caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar në Gjykatën e Apelit të Posacëm ankimin e ish-presidentit Ilir Meta kundër masës së arrestit me burg si dhe atë të ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi. Kjo e fundit kërkon heqjen e masës së detyrimit për paraqitje. Ish-Presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. E njëjta gjyqtare do të shqyrtojë dhe ankimin e ish-deputetit socialist Jurgis Cyrbja, i cili po mbahet nën arrest për korrupsion në zgjedhje dhe tregtim të sekretit shtetëror nga shtetasit. Dyshohet se njerëz të krimit organizuar ndikuan që emri i Cyrbjas të ishte në listë të sigurt për kandidat për deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme