Kronika 10 November 2024, 13:58 Nga VNA

Shpallen pikët për kandidatët për drejtor në Policinë e Shtetit, 3 nuk u paraqitën

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve në Policinë e Shtetit ka publikuar pikët e fituara nga kandidatët për pozicionin e drejtorit të drejtorisë vendore, pas shqyrtimit të dokumenteve dhe intervistave. Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit brenda dy ditësh nga publikimi i vendimit.

 

Policia e Shtetit

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme